Shkurt.ch

Zvicër: Emetimi i gazrave, shkaktar për më shumë se 1000 vdekje

Një pjesë e konsiderueshme e ndotësve, gjegjësisht gazrave, emetohen nga veturat me naftë

Oksidet e azotit në ajër ishin përgjegjëse për 1140 vdekje të parakohshme që kanë ndodhur brenda një viti në Zvicër. Kështu shkruan gazeta “SonntagsZeitung” e cila i referohet një studimi të realizuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit dhe bën fjalë për vitin 2013.

Një pjesë e konsiderueshme e ndotësve, gjegjësisht gazrave, emetohen nga veturat me naftë, transmeton albinfo.ch.

“Shkarkimi i gazrave vazhdon të jetë ende shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme”, ka thënë për gazetën e përmendur Lukas Emmenegger nga Instituti Federal i Kërkimeve, Empa.

Sipas Zyrës Federale të Mjedisit, cilësia e ajrit duhet të përmirësohet. Brenda në qytete dhe në akset e trafikut, kufiri i ndotjes së ajrit si rezultat i emetimit të gazrave po vazhdon të tejkalohet.