Shkurt.ch

Gjithnjë e më shumë martesa të detyruara

Nga viti 2005 deri në vitin 2015 janë raportuar "vetëm" 94 raste

Shërbimi i martesave të detyruara këshillon gjithmonë e më shumë aplikantët për azil. Ai i ka trajtuar 64 raste më 2016, më shumë se dyfishi i vitit 2015 (26 raste). Nga viti 2005 deri në vitin 2015 janë raportuar “vetëm” 94 raste.

Deri kohët e fundit martesa e detyruar në mesin e azilkërkuesve llogaritej të përbëjë rreth 10% të rasteve të paraqitura në shërbim të specializuar. Tani këto martesa përbëjnë 20%, tregon drejtoresha e këtij shërbimi, Anu Sivaganesan.

Zonja Sivaganesan tregon për shembull historinë e një kurdeje të Irakut, babai i të cilës mendonte se vajza po tregohej tepër e lirë. Më pas, po ky baba dërgon vajzën në Turqi, ku e detyron të martohet. E sapomartuar, ajo kishte parashikuar të ndahej nga burri me kthimin e saj në Zvicër, por kur prindërit morën vesh për synimet e vajzës, ata e dërguan në Kurdistanin të Irakut.

Martesat e detyruara zakonisht u ndodhin vajzave të reja, shpesh të mitura. Ato janë kryesisht nga Siria, Afganistani, Eritreja, Irani, Iraku apo Somalia.

Pesë vjet burgim

Që nga viti 2013 martesat e detyruara janë të dënueshme në Zvicër me 5 vjet burgim. Por. ne duhet të veprojmë më shumë në nivel fetar, thekson Anu Sivaganesan, sepse problemi i moshës minimale për martës anashkalohet rregullisht.

Një përgjegjës për Departamentin Federal të Punëve të Jashtme do të ishte i mirëpritur, mendon drejtoresha, për rastet si ai i kurdes së dërguar në Irak. Edhe pse shumë takime për sensibilizim kundër martesave të detyrueshme organizohen rregullisht në kantonet e ndryshme, shërbimi i lartpërmendur parashikon një fushatë të re.