Shkurt.ch

Zvicër: Shtim i eksportit dhe importit

Sipas Administratës Doganore, sikur të mos kishte ngritje të vlerës së eksporteve të degës së industrisë kimike dhe asaj farmaceutike, bilanci i eksportit në nivel të vendit do të ishte negativ

Eksportet gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 kanë shënuar një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Janë eksportuar mallra me vlerë prej 105 miliardë frangash pse për 5.1 për qind më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, bën të ditur Administrata Federale e Doganave.

Por ky shtim eksporti është realizuar para së gjithash si rezultat i ngritjes së çmimeve të medikamenteve, njofton albinfo.ch. Sipas Administratës Doganore, sikur të mos kishte ngritje të vlerës së eksporteve të degës së industrisë kimike dhe asaj farmaceutike, bilanci i eksportit në nivel të vendit do të ishte negativ. Nga ana tjetër, rënie të theksuar kanë regjistruar industria e orëve dhe ajo e prodhimit të makinave.

Ngritje ka pasur gjatë gjysmëvjetorit të parë edhe importi. Ai është rritur për 3.9 për qind duke mbërritur në shifrën 86 miliardë franga. Kështu, bilanci tregtar ka shënuar rezultat rekord prej 19.3 miliardë frangash më shumë eksport se sa import.