Shkurt.ch

Zviceranët brengosen për pensionet e tyre

46 për qind nga të anketuarit janë ankuar se pensioni i tyre nuk do të jetë i sigurt ndërsa vetëm 33 për qind ndjehen të sigurt në këtë drejtim. Në vitin 2015, të sigurt për fatin e pensioneve të tyre kanë qenë 43 për qind

Zviceranët duket se këtë vit janë më të kënaqur me politikën që udhëhiqet në vendin e tyre. Këtë e tregon një anketë e realizuar me 20 mijë respondentë, nga e cila rezulton se të pakënaqur ose me tendencë nga pakënaqësia rezultojnë 46%. Ndërsa në anketën e njëjtë të bërë një vit më parë, ishin 53% të tillë, shkruan srf.ch. Ndërsa të  kënaqur ose me tendencë për të qenë të kënaqur janë shprehur 36 për qind ndërkohë që 18% të të anketuarve parapëlqejnë të jenë neutralë.

Interesante në këtë sondazh  të realizuar nga vimentis, është brengosja e rritur e zviceranëve për pensionet e tyre, transmeton albinffo.ch. 46 për qind nga të anketuarit janë ankuar se pensioni i tyre nuk do të jetë i sigurt ndërsa vetëm 33 për qind ndjehen të sigurt në këtë drejtim. Sa për krahasim: në vitin 2015, të sigurt për fatin e pensioneve të tyre kanë qenë 43 për qind, ose 10% më shumë se që janë tash.

Sondazhi tregon se sa u përket pensioneve, ka dallime të mëdha në mes të të rinjve dhe të moshuarve, përcjell albinfo.ch. 48% të të rinjve prej 15-24 vjeçarë janë të kënaqur në këtë pikë ndërkohë që te moshat 55-64 vjeçare niveli i kënaqësisë është vetëm 31%.

Më tepër nevojë për veprim, gjegjësisht ndryshim, të anketuarit shohin në politikën e jashtme, në atë të azilit dhe në shëndetësi.