Shkurt.ch

Zviceranët shpenzojnë 8.6 miliardë franga për blerjet online

Më shumë se 14 për qind të blerjeve të sektorit të ashquajtur “Non-Food” (mallrat jo ushqimore) në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë bërë online

Blerjet online po bëhen gjithnjë më të preferuara nga zviceranët. Kështu, konsumatorët e Zvicrës gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar 8.6 miliardë franga për të blerë mallra me porosi online. Kjo shifër është për 10 për qind më e madhe se një vit më parë, shkruan srf.ch.

Këtë e tregon një studim i Shoqërisë Zvicerane të Tregtisë me porosi, i realizuar në bashkëveprim me Institutin për Hulumtim të Opinionit GfK dhe Postën Zvicerane.

Artikujt që më së shpeshti blihen me porosi online janë teknika shtëpiake dhe veshmbathjet, transmeton albinfo.ch. Në përgjithësi, më shumë se 14 për qind të blerjeve të sektorit të ashquajtur “Non-Food” (mallrat jo ushqimore) në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë bërë online, thuhet më tutje në prezantimin e studimit të përmendur.

Po ashtu studimi thotë se gjithnjë e më shumë porosi për blerje online zviceranët bëjnë në firma të huaja, përcjell albinfo.ch. Këto të fundit gjatë vitit të kaluar kanë shënuar një rritje prej 23 për qind.