Shkurt.ch

Zvicerani synon kreun e OSBE-së

Diplomati zviceran, Thomas Greminger, ka aplikuar për postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në këtë mënyrë ai mund të vijë gjatë verës në vend të italianit Lamberto Zannier.

Për kandidaturën zvicerane njoftoi të dielën Radio SRF. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA) konfirmoi për agjencinë e lajmeve SDA. Greminger aktualisht është zëvendësdrejtor dhe shef i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Sipas SRF, shanset e tij janë të mira, pasi ai e njeh mirë organizatën në fjalë. Para së të vijë në DEZA, në gusht 2015, ai fitoi përvojë në OSBE: Greminger ishte Përfaqësues i Përhershëm i Zvicrës në selinë në Vjenë.

Greminger është një prej pesë kandidatëve për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, përcjell albinfo.ch