E-Diaspora
Zvicerania e dashuruar deri në veshë, mashtruesit i dërgon 150.000 euro
Në kantonin e Solothurnit, një zvicerane ka transferuar 150.000 euro për një mashtrues interneti, i cili e mashtroi me dashuri dhe romansë. Rastet si këto, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Zvicerania e moshës në mesin e të pesëdhjetave, 150 mijë eurot ia transferoi personit të dyshuar që po vuante burg. Paratë ajo ia ka dërguar në pesë këste, ka njoftuar të martën Polica Kantonale e Solothurnit, përcjell Albinfo.ch.
Që nga fillimi i vitit, disa persona janë tradhëtuar, të cilët janë mashtruar nga njoftimet e personave në internet dhe me sigurimin e “dashurisë së madhe” për të hollat e tyre e tyre.
Mashtruesit depërtojnë përmes faqeve të njoftimeve apo shkëmbimit të kontakteve në mes të partnerëve në internet.
Pas një kohe të shkurtër, këta ithtarë të dashurisë dhe romansës do të pretendonin se në viktimën e tyre kanë gjetur “dashurinë e madhe”. Secili autor i panjohur e ka përgatitur mirë rrëfimin e tij të besueshëm, në mënyrë që të tërheq para nga viktima. Ato do të përdoreshin për të paguar faturat mjekësore të pashlyera, për ndonjë sigurim apo për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Policia Kantonale e Solothurnit bën thirrje që të shtohet dyshimi po që se ndokush shumë shpejt fillon të flasë për “dashuri të madhe”. Kujdesi duhet të shtohet kur personi kërkon para, edhe nëse arsyetimi është shumë logjik dhe emocional, njofton më tej Albinfo.ch.
Paratë nuk duhet të transferohen në asnjë mënyrë nëpërmjet shërbimit të transferimit. Këto transferime nuk mund të gjurmohen.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike