Sport

Zvicra, 90 minuta afër Botërorit

Ekipi i Zvicrës në futboll është vetëm 90 minuta afër Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.

Zvicra në ndeshjen e parë shënoi fitore ndaj Irlandës Veriore si mysafire me rezultat 0:1, ku golin e vetëm e realizoi Ricardo Rodriguez nga penalltia, derisa atë penallti e kishte fituar Xherdan Shaqiri.

Ndeshja e kthimit zhvillohet sot nga ora 18:00 në Bazel, ku ekipi i Zvicrës pret përkrahje maksimale nga tifozët e saj.

Zvicra kualifikohet në Kampionatin Botëror edhe me çdo lloj barazimi, derisa do të luajë gjithsesi për fitore.

Përbërja e ekipit nuk pritet të ndryshojë shumë. Në takimin e parë titullar ishin Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili.