Shkurt.ch

Zvicra bëhet më atraktive për italianët, ikin gjermanët

Në prill të këtij viti janë regjistruar 4650 njerëz që zgjodhën Zvicrën për të emigruar, 10.9 për qind më pak se muajin e kaluar. Italianët sërish janë grupi më i madh i të huajve.

Emigracioni në Zvicër llogaritet se ka të regjistruar 19 677 persona më pak në katër muajt e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për 30.1 për qind më pak se në janar-prill të vitit 2015. Këto të dhëna të reja janë bërë publike nga Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM), transmeton albinfo.ch.

Sipas kësaj rrjedhe të emigracionit, Zvicra në vitin 2016 do të rritet me rreth 50 000. Kjo do të ishte shumë më pak se në vitet e fundit. 2015 kishte regjistruar 71 495 njerëz, ndërsa më 2014 kishin ardhur 78 902.

Megjithatë, Zvicra ishte përsëri atraktive për të huajt në prill. Emigracioni i ulët neto shpjegohet pjesërisht nga fakti se më pak njerëz erdhën në vend (7.3%). Arsyeja kryesore është se më shumë të huaj në Zvicër ishin kthyer në vendet e tyre (+ 12.9%).

Grupi me rritjen më të shpejtë të të huajve janë italianët. 4970 italianë nga jugu i Italisë erdhën në katër muajt e parë të këtij viti. 2403 persona kanë lënë Zvicrën. Me 315,837 banorë, italianët janë grupi më i madh i të huajve në Zvicër. Ata i kanë lënë prapa gjermanët.