Futboll

Zvicra bie për dy pozita, Shqipëria dhe Kosova nuk lëvizin

Zvicra që u eliminua në 1/8 e finales ndodhet në vendin e tetë, duke humbur dy pozita, por ndodhet para Spanjës

Është publikuar renditja e re e FIFA-s, pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Për herë të parë është përdorur një formulë e re, sipas FIFA-s, që “mbështetet në shtimin/zbritjen e pikëve të fituara, ose të humbura për një lojë në/nga totalet e mëparshme dhe jo në mesataren e pikëve të lojërave gjatë një periudhe të caktuar kohe, si në versionin e mëparshëm të renditjes.

Ndryshimet, nga të cilat ka disa, përfshijnë faktin se ekipet joaktive tani ruajnë totalin e tyre të pikëve, pa zhvlerësim të lojërave më të vjetra”.

Kështu sipas renditjes së re, Gjermania më nuk është në vendin e parë, duke humbur 15 vende, derisa në vendin e parë është Franca, që u shpall kampione e botës, përcjell albinfo.ch.

Zvicra që u eliminua në 1/8 e finales ndodhet në vendin e tetë, duke humbur dy pozita, por ndodhet para Spanjës.

Shqipëria ndodhet në vendin e 58-të, pasi nuk mori pjesë në Botëror dhe nuk lëvizi në renditje, ashtu si Kosova që renditet në vendin e 141-të.

Renditja

https://www.fifa.com/fifa-world-ranking/ranking-table/men/index.html