Shkurt.ch

Zvicra dëbon çiftin e dyshuar për terrorizëm

i arrestuar është vëllai i atentatorit të Marseit (të kryer më 1 tetor). Por edhe ai u është i njohur autoriteteve të huaja policore për lidhjet e tij me grupet terroriste, xhihadiste

Dy të arrestuarit, të dyshuar për përfshirje në terrorizëm, për të cilët sot është shkruar gjerësisht në mediet e Zvicrës (edhe në albinfo.ch), sipas sqarimeve më të reja janë në fakt një burrë dhe një grua, pra një çift tunizian.

Zyra federale për Policinë (Fedpol), duke folur për arrestimin e tyre ka theksuar se ata, nisur nga aktivitetet e tyre terroriste jashtë vendit, mund të paraqesin rrezik për sigurinë e brendshme të Zvicrës.

Për të shmangur këtë rrezik, çifti do të dëbohet nga Zvicra, thuhet në komunikatën e Fedpolit më tutje. Burri i arrestuar është vëllai i atentatorit të Marseit (të kryer më 1 tetor). Me atë rast ky i fundit kishte sulmuar me thikë dhe kishte plagosur për vdekje dy gra. Policia pastaj ka qëlluar mbi dorasin të cilin e ka vrarë.

Por, veç kësaj edhe personi i arrestuar tash u është i njohur autoriteteve të huaja policore për lidhjet e tij me grupet terroriste, xhihadiste.