Kosova

Zvicra dënon vrasjen e Ivanoviqit, kërkon vazhdimin e dialogut 

Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog

Edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit. Kjo ambasadë u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të Kosovës që të hetojnë plotësisht incidentin dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të thella familjes dhe miqve të Oliver Ivanoviqit”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog.