Uncategorized
Zvicra dëshiron çerekfinalen në Botëror
Zvicra do të përballet me Suedinë nga ora 16:00, dhe në çerekfinale takohet me fituesin e takimit Kolumbi-Angli
Sot nga ora 16:00, Zvicra do të përballet me Suedinë në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror në Rusi, shkruan albinfo.ch.
Zvicra shpreson të arrijë në çerekfinale për herë të parë nga viti 1954, derisa Suedia për herë të parë nga viti 1994.
Kjo është përballja e 27-të ndërmjet tyre, derisa kanë nga dhjetë fitore secila, dhe shtatë takime kanë përfunduar pa fitues. Hera e fundit që janë përballur këto dy kombëtare është viti 2002.
Te Zvicra do të mungojnë Fabian Schar dhe Stephan Lichtstenier për shkak të kartonëve, derisa kapiten do të jetë Valon Behrami. “Jam shumë i nderuar, por më shumë i nderuar që e veshi këtë fanellë”, ishte shprehur Behrami.
Katërshja shqiptare Xhaka, Xhemaili, Behrami dhe Shaqiri pritet të jenë nga fillimi edhe në këtë përballje, ashtu si në tri takimet e fazës së grupeve, ku Zvicra barazoi me Brazilin, mundi Serbinë dhe barazoi me Kosta Rikën.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga