Shkurt.ch

Zvicra dështon në gjysmëfinale të Eurovisionit

Zvicra nuk ka arritur në finale të festivalit Eurosong 2015. Mélanie René me këngën e saj “Time to Shine” ka marrë pikë jo të mjaftueshme për të mbërritur në finalen e festivalit evropian të këngës.

Në orën 23.00 ishte e qartë në Austri: 24-vjeçarja nga pjesa frankofone e Zvicrës duhet të kthehet në shtëpi, Zvicra nuk shkon në finale.

Vazhdojnë garën Norvegjia, Letonia dhe Suedia.

Evropa Lindore ka dominuar edhe një herë në finale.

Të shtunën në finale mund të konkurrojnë Azerbajxhani, Izraeli, Polonia, Sllovenia, Lituania, Mali i Zi dhe Qipro.