Sport

Zvicra dhe Shqipëria nuk lëvizin, bie Kosova

Zvicra vazhdon të jetë në pozitën e tetë, ashtu si muajin e kaluar, duke mos lëvizur në renditjen e re nga FIFA

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve për muajin e kaluar, ku nuk ka pasur shumë ndryshime, pasi kanë munguar edhe ndeshjet.

Zvicra vazhdon të jetë në pozitën e tetë, ashtu si muajin e kaluar, duke mos lëvizur në renditjen e re nga FIFA, shkruan albinfo.ch.

Edhe Kombëtarja shqiptare, ka qëndruar në pozitën e njëjtë, duke mbetur në vendin e 62-të me 553 pikë. Ndërsa Kosova vazhdon përsëri rënien, teksa kësaj here ka zbritur tre pozicione dhe tani gjendet në vendin e 177-të.

Në renditje të përgjithshme, Gjermania vazhdon të jetë Kombëtarja më e mirë, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.