Futboll

Zvicra do të luajë pa Shaqirin dhe Mehmedin kundër Greqisë dhe Panamës

Pas lëndimit të Denis Zakaria dhe Admir Mehmedit, sot ka ardhur edhe anulimi i Xherdan Shaqirit. Ylli shqiptar i Stoke nuk do të luajë për helvetët në përballjen miqësore kundër Greqisë (23 mats) dhe Panamës (27 mars), njofton albinfo.ch.

Mungesat tjera të helvetëve vërehen edhe nga Denis Zakaria (Gladbachs) dhe Eren Derdiyok (Galatasaray). Kështu që oferta kanë marrë Fabian Frei dhe Dimitri Oberlin (të dy nga Basel), ndërsa pas një viti pjesë e grumbullimit do të jetë edhe sulmuesi Josip Drmic. Të ftuar në grumbullim nuk kishin si të mungonin Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.