Shkurt.ch
Zvicra, e brengosur me situatën në Siri, apelon për mbizotërim të arsyes
Ministria zvicerane e mbrojtjes u bën thirrje për mbizotërim të arsyes, të gjitha palëve pjesëmarrëse në konflikt
Sulmi i mbrëmshëm i SHBA-së dhe aleatëve tjerë perëndimorë mbi caqet siriane ka ngjallur edhe reagimin e Zvicrës.
“Zvicra po e ndjek me brengosje përshkallëzimin ushtarak” thuhet në një deklarim të Departamentit (Ministrisë) të Mbrojtjes të Qeverisë së Zvicrës. Sipas ministrisë, masat e deeskalimit duhej të kishin prioritet absolut, shrkuan SDA.ch.
Ministria zvicerane e mbrojtjes u bën thirrje për mbizotërim të arsyes, të gjitha palëve pjesëmarrëse në konflikt. Po ashtu përkujton se duhet patjetër të bëhet i mundur dërgimi i ndihmave humanitare te viktimat e luftës në Siri.
Këshilli Federal i Zvicrës është shumë i shqetësuar me situatën e re, ka thënë sot ministri i mbrojtjes, Guy Parmelin në një deklaratë të tij të dhënë radios SRF.
Ai ka theksuar se bisedimet paqësore për Sirinë që po zhvilloheshin në Gjenevë, duhet të rifillojnë, në mënyrë që gjendja në terren të shtendoset në të mirë të popullatës civile që po vuan nga pasojat e luftës. Por, për t`u arritur kjo, nevojitet vullneti i të gjithë pjesëmarrësve në konflikt.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në këtë shtet Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut