Shkurt.ch

Zvicra, e brengosur për arrestimet masive të gjyqtarëve në Turqi

“Turqia, ashtu si dhe Zvicra, është e zotuar që t`u përmbahet këtyre parimeve të shtetit juridik. Prandaj është një pikëpyetje nëse Turqia do të mund ta realizojë këtë në kushtet kur ajo i arreston në numër kaq të madh gjyqtarët dhe prokurorët e saj

Masat e ashpra që janë marrë nga pushteti pas puçit ushtarak në Turqi, nuk e kanë lënë indiferente as Zvicrën. Kështu, ministrja zvicerane e drejtësisë Simonetta Sommaruga ka reaguar së fundi në lidhje me pushimin masiv nga puna të mijëra gjyqtarëve e prokurorëve turq, si rezultat i fushatës represive pas dështimit të grushtit të shtetit, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve sda-

Sommaruga me këtë rast ka shprehur brengosjen e Zvicrës për fatin e shtetit juridik në Turqi.

“Drejtësia duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur. Ky eshë një parim qendror i një shteti të së drejtës”, ka theksuar Sommaruga në një qëndrim me shkrim të publikuar sot.

“Turqia, ashtu si dhe Zvicra, është e zotuar që t`u përmbahet këtyre parimeve të shtetit juridik. Prandaj është një pikëpyetje nëse Turqia do të mund ta realizojë këtë në kushtet kur ajo i arreston në numër kaq të madh gjyqtarët dhe prokurorët e saj, ka tërhequr vërejtjen Smmaruga në letrën e saj.