Sport

Zvicra e dëshiron Albian Ajetin

Sipas ‘Blick’, Ajeti mund të ftohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy miqësoret kundër Bjellorusisë më 1 qershor dhe atë ndaj Ishujt Faroe më 10 qershor

Forma e jashtëzakonshme e Albian Ajetit nuk ka kaluar pa rënë në sy.

Sipas mediave zvicerane, kampioni Basel ka shfaqur interesimin për sulmuesin e St. Gallenit.

Por, nuk është vetëm Basel që e dëshiron Ajetin. Sipas ‘Blick’, Ajeti mund të ftohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës për dy miqësoret kundër Bjellorusisë më 1 qershor dhe atë ndaj Ishujt Faroe më 10 qershor, përcjell albinfo.ch.

Më herët ai ishte në opsion për Kosovën dhe Shqipërinë, megjithatë duket se do të vendosë të luajë për Zvicrën. Albiani është vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

20-vjeçari ka shënuar dhjetë gola këtë sezon në 20 ndeshje.