Jeta në Zvicër

Zvicra, e dyta në Evropë për punësimin e të rinjve

Danimarka është në vendin e parë, e pasuar nga Zvicra, Austria, Gjermania dhe Holanda

Zvicra e ka tregun e dytë më të mirë të punës për evropianët e rinj, duke u renditur në vendin e dytë, pas Danimarkës, sipas një renditje prej mbi 30 vendeve, shkruajnë mediat zvicerane.

Danimarka është në vendin e parë, e pasuar nga Zvicra, Austria, Gjermania dhe Holanda, në renditjen e fundit të publikuar Instituti Ekonomik KOF për Tregun e Punës Rinore, i cili analizoni vitin 2015, përcjell albinfo.ch.

Zvicra është notuar me 5.71 (notat nga 1 deri në 7). Indeksi analizon situatën e të rinjve në tregun e punës, duke përdorur, 12 tregues, të ndara në katër kategori: gjendja e aktivitetit, kushtet e punës, arsimin dhe lehtësinë e tranzicionit.

Shkalla e papunësisë në Zvicër në shtator mbeti e pandryshuar në 3%.