Kosova

Zvicra e Gjermania ndër donatorët kryesorë në Kosovë

Vetëm gjatë vitit 2016, asistenca financiare e donatorëve, kryesisht nga BE, SHBA, Zvicra etj. ka qenë 164 milionë euro

Nën organizimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, u mbajt takimi i radhës i Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donacioneve, ku u prezantuan të gjeturat kryesore të Raportit të Donacioneve për vitin 2016, si dhe prioritet e Qeverisë, transmeton albinfo.ch.

Ministrja, Dhurata Hoxha, e cila prezantoi raportin e donacioneve për vitin 2016, tha se vetëm gjatë vitit 2016, asistenca financiare e donatorëve ka qenë 164 milionë euro. Donatorët kryesorë kanë mbetur të pandryshueshëm, siç janë Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Zvicra, Gjermania dhe vende tjera. Ajo tha se për qeverisje të mirë dhe shoqëri civile janë ndarë 65 milionë, në arsim 17 milionë, 14 milionë për ujërat e zeza, në infrastrukturë 10 milionë euro, dhe për bizneset 9 milionë euro.Sipas Hoxhës, nga këto donacione përfituan Gjakova, Mitrovica, Peja dhe Prizreni – 41 milionë euro, ndërsa komunat me shumica serbe kanë përfituar nga donatorët 7,2 milionë euro.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delaëie, ka thënë se duhet të ndërmerren vendime të rëndësishme për reformën e trupave kundër korrupsionit dhe sektorit të drejtësisë. Ai po ashtu ka kërkuar të bëhet depolitizimi i rekrutimit të të gjithëve, përfshirë dhe drejtorëve të arsimit nëpër komuna.

Ndërkaq, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se janë të gatshëm të mbështesin planin për drejtësinë për vitin 2018.

E Kryeministri Ramush Haradinaj premtoi se do të jenë të përgjegjshëm në menaxhimin e parasë publike. Haradinaj falënderoi donatorët për përkrahjen dhe miqësinë e treguar ndaj popullit të Kosovës.