Sport

Zvicra e nis sfidën me Shaqirin, Xhakën dhe Xhemailin në 11-shen e parë

Ndeshja Zvivcër-Irlandë e Veriut që fillon sonte në orën 18.00 ka rëndësi të madhe. Rezultati që del nga ajo përcakton shkruarjen ose jo të Zvicrës në Botërorin 2018, në Rusi

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, në takimin e fundit me medie, para fillimit të ndeshjes kundër Irlandës Veriore ka prezantuar ekipin e njëjtë me atë që ka fituar ndeshjen paraprake, të luajtur në Belfast kundër kombëtares së njëjtë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe. Rezultati që del nga ajo përcakton shkruarjen ose jo të Zvicrës në Botërorin 2018, në Rusi.

Ndeshja do të luhet me fillim në orën 18.00 në St.Jakobpark të Bazelit.

Për shkak të motit të keq me shi dhe furtunë, kishte frikë se ndeshja mund të mos luhej. Por ndërkohë stuhia dhe shiu janë qetësuar në një masë, dhe ndeshja do të luhet. Në Bazel është duke u punuar për aftësimin e terrenit për lojë, pasi që ai ishte dëmtuar nga shiu.

Mediet bëjnë të ditur se stadiumi tashmë ka filluar të mbushet.

Nga shqiptarët e Zvicrës, Shaqiri, Xhaka dhe Xhemaili do të luajnë në njëmbëdhjetëshen e parë.