Sport

Zvicra e shqiptarëve vazhdon me fitore

Në fushë për Zvicrën nga minuta e parë ishin pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi

Zvicra ka vazhduar me rekord prej 100 % fitore në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, raporton albinfo.ch.

Helvetikët kanë mundur Letoninë në udhëtim me rezultat të pastër 3:0. Në fushë për Zvicrën nga minuta e parë ishin pesë futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi.

Golin e parë e realizoi Seferoviq në minutën e nëntë. Blerim Xhemaili e humbi penalltinë në minutën e 32-të, pasi atë e kishte fituar Admir Mehmedi.

Por, Xhemaili përmirësoi gabimin e tij kur në minutën e 54-t realizoi një gol të bukur për 2:0, kurse Rodriguez katër minuta më vonë shënoi nga penalltia për 3:0.

Nga futbollistët shqiptarë vetëm Xhaka është zëvendësuar në minutën e 77-të.

Kështu Zvicra vazhdoi me fitore. Nga tetë ndeshje ka tetë fitore dhe kryeson grupin me tri pikë më shumë se Portugalia, që është kampione e Evropës.

http://www.dailymotion.com/video/x5zbgr3

http://www.dailymotion.com/video/x5zbgh3

 

http://www.dailymotion.com/video/x5zbe2l