Sport

Zvicra fiton me super golin e Xhemailit

Xhemaili ka realizuar në minutën e 59-të, pas një pasimi të bukur nga Haris Seferoviq. Ai shënoi një super gol, apo në stilin gërshërë

Zvicra e ka mundur Greqinë në miqësoren e zhvilluar në Athinë me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, shkruan albinfo.ch.

Xhemaili ka realizuar në minutën e 59-të, pas një pasimi të bukur nga Haris Seferoviq. Ai shënoi një super gol, apo në stilin gërshërë.

Në këtë ndeshje për Zvicrën nga fillimi luajtën Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Valon Behrami. Ky i fundit është zëvendësua në minutën e 61-të.

Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi nuk janë ftuar për këtë miqësore dhe atë të radhës ndaj Panamasë.