Të tjera

Zvicra fiton medaljen e artë në Skitë Alpine

Garat ekipore në disiplinat alpine debutuan në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa titulli i parë kampion olimpik i ka takuar përfaqësueses së Zvicrës, shkruan albinfo.ch

Ekipi kombëtar zviceran fitoi medaljen e parë historike në disiplinën e re të Olimpiadës së Dimrit – ekipi i kombinuar Alpin. Ekipi seleksionues i Zvicrës përbëhej nga Denis Dauerberg, Ramon Zenosern, Wendy Holderer dhe Daniel Jul.

Bëhet fjalë për medaljen e dytë të Zvicrës në Phenian, e para ishte për Michel Gisin në kombinimin alpin.
Në finale, Zvicra e mundi Austrinë 3-1. Medalja e bronztë është siguruar për Norvegjinë, e cila në finalen e vogël ishte më e suksesshme se Franca.