Sport

Zvicra fton edhe Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë e Kosovës. Ai pritet të luajë në miqësoren kundër Bjellorusisë

Përfaqësuesja e Zvicrës do t’i ftojë shtatë futbollistë të rinj për dy ndeshjet e muajit qershor, shkruan ‘Blick’.

Në mesin e tyre është sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, por edhe Florent Hadërgjonaj, përcjell albinfo.ch.

Mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë së fundmi një ftesë për miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe atë eliminatore kundër Ishujve Faroe.

Hadërgjonaj ishte i vëzhguar nga Shqipëria, derisa ishte në bisedime edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, por ai ka zgjedhur Zvicrën.

Florenti këtë sezon luajti në Bundesliga, por nuk arriti të sigurojë mbijetesën me skuadrën gjermane.


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriFlorent Hadërgjonaj
  • Prejardhja:Langnau im Emmental
  • Vendi ku vepron:Zvicër
  • Profesioni:Futbollist