Kosova

Zvicra, gjithmonë mbështetëse e Kosovës

Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean Lebet, gjatë një takimi që kishte me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës.

Diplomati zviceran e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke u shprehur shumë i kënaqur me një fillim të shpejtë dhe produktiv të kryeministrit, dhe se ai do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Jean Lebet theksoi se do të vazhdojë ta bëjë këtë në një mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë siç ndodh mes miqve të ngushtë.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj mirëpriti dhe pranoi të gjithë opinionin pozitiv dhe siguroi se do të punojë ngushtë me Ambasadën e Zvicrës.