Shkurt.ch
Zvicra heq statusin “S”, të vendosur për refugjatët kosovarë në vitin 1998
Një status i tillë është vendosur në vitin 1998 dhe në lidhje me refugjatët që atëbotë vinin nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, për shkak të luftës që zhvillohej atje
Komisioni për politikë shtetërore i Dhomës Nacionale dhe ai i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës duan të vështirësojnë procedurën e bashkimit familjar për të huajt me statusin «S», shkruan srf.ch.
Këtë status e kanë marrë ata të huaj që kanë pasur nevojë për mbrojtje të përkohshme në Zvicër. Është interesante se një status i tillë është vendosur në vitin 1998 dhe në lidhje me refugjatët që atëbotë vinin nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, për shkak të luftës që zhvillohej atje, transmeton albinfo.ch. Ai është menduar si lehtësim i sistemit të azilit në rast të një eksodi masiv nga Ballkani.
Rrjedhimisht, statusi «S» sot nuk ka ndonjë kuptim praktik dhe ai nuk është zbatuar asnjëherë.
Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale ka votuar me 15 vota per heqjen e këtij statusi, 6 vota për mbajtjen e tij dhe 2 vota të përmbajtura, përcjell albinfo.ch. Iniciativa për heqjen e «vizës S» ka qenë e deputetit të liberal (FDP/PLR) në Dhomën e Kantoneve nga Aargau, Philip Müller.
Pas votimit në fjalë, komisioni i Dhomës së Kantoneve autorizohet të bëjë përpilimin e ndryshimit të ligjit përkatës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën