Kosova

Zvicra i jep mbështetje sundimit të ligjit në Kosovë

Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebert i ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij institucioneve kosovare në  fushën e sundimit të ligjit

Ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Hubert Lebert i ka ofruar mbështetje Ministrisë së Drejtësisë në  fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim bilateral me Qeverinë e Kosovës. Këto komente diplomati helvetik i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ky i fundit dhe ambasadori Lebert diskutuar për prioritetet në sektorin e drejtësisë, reformat në fushën legjislative, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore në fushën penale dhe civile. Ministri Tahiri shprehu përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit, krahas pritjeve të qytetarëve dhe modeleve më të avancuara demokratike.

Gjithashtu ministri Tahiri e njoftoi ambasadorin Lebert për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane.

Ambasadori i Zvicrës ka vazhduar t’i takoj shefat e dikastereve të qeverisë Haradinaj. Ai sot është takuar edhe me ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajt të cilit i ka dhënë mbështetje në inovacion.