Shkurt.ch

Zvicra ka 385 mijë milionerë!

Sipas një studimi të realizuar nga kompania këshillimore Capgemini, vetëm gjatë vitit të kaluar në Zvicër kamë shtuar edhe 15 mijë milionerë të rinj

«Klubi» i milionerëve të Zvicrës po vazhdon të rritet ose, me fjalë tjera, të pasurit po pasurohen edhe më tutje. Sipas një studimi të realizuar nga kompania këshillimore Capgemini, vetëm gjatë vitit të kaluar në Zvicër kamë shtuar edhe 15 mijë milionerë të rinj. Me këtë rritje, sot në Zvicër konsiderohet se jetojnë 385 mijë milionerë.

Pasurimi gjithnjë më i madh i të pasurve është fenomen që po ndodh edhe në gjithë botën aktualisht.

E gjithë pasuria në dollarë e milionerëve në botë kap shifrën prej 58.700 miliardë dollarë që shënon një rritje për 4 % në krahasim me një vit më parë dhe një rekord.

Sipas studimit, për herë të parë regjioni Azi Pacifik ka tejkaluar Amerikën Veriore për numrin e milionerëve.