Shkurt.ch

Zvicra ka importuar më shumë energji se sa ka eksportuar

Arsyeja e importimit më të madh se eksportit ka të bëjë me atë se centralet atomike Beznau 1 dhe Leibstadt kanë qenë jashtë rrjetit më gjatë se që është planifikuar

Zviceranët gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar energji elektrike në masë të ngjashme me një vit më parë. Po ashtu në vitin 2016 Zvicra për herë të parë ka importuar më shumë energji elektrike se sa që ka eksportuar (shitur) jashtë vendit. Kështu bën të ditur Zyra Federale për Energji, shkruan srf.ch.

Arsyeja për të cilën gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur shtim të shfrytëzimit të energjisë elektrike në krahasim me vitin 2015 përkundër faktit se popullata është detyruar të ngrohet me korrent më shumë ditë, qëndron në faktin se është rritur efikasiteti i shfrytëzimit të energjisë, thuhet në njoftimin nga Zyra Federale.

Ndërsa arsyeja e importimit më të madh se eksportit ka të bëjë me atë se centralet atomike Beznau 1 dhe Leibstadt kanë qenë jashtë rrjetit më gjatë se që është planifikuar.