Sport

Zvicra kualifikohet në Kampionatin Botëror

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili

Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror, pasi barazoi pa gola me Irlandën Veriore, por goli i parë si mysafir i ka kualifikuar në “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.

Takimi i parë në Irlandën Veriore kishte përfunduar me fitoren e helvetikëve 1:0, me golin e Rodriguez nga pika e bardhë, penallti të cilën e kishte fituar Xherdan Shaqiri.

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili. Ky i fundit është zëvendësuar në minutën e 61-të nga Admir Mehmedi, kurse Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 80-të nga Freuler. Valon Behrami nuk luajti për shkak të lëndimit.

Xherdan Shaqiri kishte disa raste shënimi, por hero i zviceranëve ishte Ricardo Rodriguez, i cili largoi një top nga vija fatale në minutat shtesë.

Kështu Zvicra u kualifikua në Kampionatin Botëror me plotë meritë.