Sport

Zvicra me 6 shqiptarë, gati për kualifikimet Euro 2016

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili janë pjesë e përzgjedhjes së trajh^nerit Petkoviq

Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Vladimir Petkoviq, ka kompletuar skuadrën e tij për dy ndeshjet kualifikuese që do të zhvillohen kundër Sllovenisë dhe Anglisë.

Bëhet fjalë për ndeshjet kualifikueses Euro 2016. Në ndeshjen e parë Zvicra do të jetë nikoqire e Sllovenisë, ndeshje që do të zhvillohet më 5 shtator, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Anglinë.

Ekipin e përfaqësueses së Zvicrës në futboll në ndeshjet më 5 shtator kundër Sllovenisë (kualifikim për Kampionatin Evropian Euro 2016) dhe më 8 shtator kundër Anglisë e përbëjnë edhe 6 shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili.

Pas gjashtë ndeshjesh në kuadër të Grupit E, skuadra helevetike figuron në pozitën e dytë me 12 pikë, gjashtë më pak se udhëhqësi në tabelë, Anglia.