Shkurt.ch

Zvicra, me eksport rekord në gjashtëmujor: 109.6 miliardë franga

Kësaj rritjeje i në kontribuuar në veçanti ndërmarrjet farmaceutike dhe kimike. Nga ana tjetër, industria e makinave, ajo elektronike dhe industria e orëve, kanë pasur ngecje sa i përket shitjes jashtë vendit

Kompanitë zvicerane gjatë gjysmëvjetorit të parë të këtij viti kanë eksportuar jashtë vendit mallra me vlerë prej 109.6 miliardë frangash. Kështu, vlera e eksporteve zvicerane është shtuar për 4.4 për qind, duke arritur një rekord të ri, bën të ditur Administrata Federale e Doganave, transmeton albinfo.ch.

Kësaj rritjeje i në kontribuuar në veçanti ndërmarrjet farmaceutike dhe kimike. Nga ana tjetër, industria e makinave, ajo elektronike dhe industria e orëve, kanë pasur ngecje sa i përket shitjes jashtë vendit.

Rritje ka pasur edhe importi. Kështu, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit vlera e importeve është rritur për 4.8 për qind, pra më shumë se ajo e eksporteve. Por, marrë në përgjithësi, Zvicra ka pasur një bilanc pozitiv në mes të eksportit dhe importit, gjegjësisht suficiti tregtar ka qenë 19 miliardë franga.