Sport

Zvicra me rekord botëror: Kampionati i 121-të radhazi

Zvicra mban rekordin botëror me 121 kampionate radhazi të luajtura. Askush nuk ka më shumë se zviceranët

Nuk janë anglezët që e kanë shpikur futbollin. Nuk janë as skocezët, italianët apo gjermanët. Është Zvicra, që mban rekordin e kampionateve të futbollit radhazi në botë, shkruan ‘Blick’ përcjell albifo.ch.

Më 22 korrik fillon Raiffeisen Superliga me ndeshjen ndërmjet Young Boys dhe Baselit. Ky është një rekord botëror.

Në Holandë gjatë verës do të mbahet kampionati i 12-të, kurse Skocia të 123-tin. Por, askush si Zvicra nuk ka kampionate të mbajtura radhazi. Në Holandë nuk ishte mbajtur më 1944-45, kurse në Skoci nga viti 1940 deri më 1946 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Kampionati i parë në Zvicër është mbajtur më 1897/98. Një vit më vonë Federata e Futbollit Zviceran organizoi kampionatin zyrtar. Tani janë bërë 121 kampionate radhazi.

Rekordin e mban Grashoppers me 27 tituj. Basel është kampion aktual dhe ka 20 tituj, kurse Servette ka 17.