Sport

Zvicra mund Bjellorusinë, super gol nga Shaqiri

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Xherdan Shaqiri, një gol i jashtëzakonshëm nga rreth 30 metra. Shaqiri është i njohur për golat e bukur

Përfaqësuesja e Zvicrës ka fituar miqësoren ndaj Bjellorusisë, ku u paraqitën shumë futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Xherdan Shaqiri, një gol i jashtëzakonshëm nga rreth 30 metra. Shaqiri është i njohur për golat e bukur.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi nisin ndeshjen nga fillimi, kurse për herë të parë për Zvicrën ka luajtur mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili hyri në minutën e 46-të.

Në minutën e 65-të ka hyrë edhe Granit Xhaka, i cli më vonë është ndëshkuar me karton të verdhë.