Sport

Zvicra në grupin më të fortë të Ligës së Kombeve, Shqipëria me Serbinë 

Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fitueset e grupeve që marrin pjesë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të 2019-s

Janë kompletuar grupet e Ligës së Kombeve të UEFA-s. 

Nga kjo ndarje e grupeve është parë që Zvicra hyn në Grupin A, apo më të fortin, bashkë me Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën, Francën, Anglinë, Italinë, Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën. 

Ekipet ndahen në katër grupe me nga tri ekipe, me fitueset e grupeve që marrin pjesë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor të 2019-s, shkruan Albinfo.ch. 

Katër ekipet që përfundojnë të fundit bien në Ligën B për edicionin 2020. 

Liga B 

Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnje e Hercegovina, Irlanda Veriore, Danimarka, Republika Çeke, Turqia 

Liga C 

Në këtë Ligë përfshihet Shqipëria bashkë me Hungarinë, Rumaninë, Skocinë, Slloveninë, Greqinë, Serbinë, Norvegjinë, Malin e Zi, Izraelin, Bullgarinë, Finlandën, Qipron, Estoninë dhe Lituaninë. 

Ekipet ndahen në një grup me tri ekipe dhe tri grupe me nga katër. Fituesit promovohen në Ligën B, ndërsa humbësit e grupeve bien në Ligën D. 

Liga D 

Në Ligën D, të fundit, hyn Kosova bashkë me Azerbajxhanin, Maqedoninë, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Armeninë, Letoninë, Ishujt Faroe, Luksemburgun, Kazakistanin, Moldavinë, Lihtenshtajnin, Maltën, Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin. 

Ekipet ndahen në katër grupe me nga katër ekipe, fituesit që shkojnë në Ligën C.