Sport

Zvicra në Olimpiadë pa Shaqirin?

Gjasat janë të vogla që Xherdan Shaqiri t'i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës në lojërat olimpike "Londra 2012"

Futbollisti  20-vjeçar në verë do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Bayern Muenchen dhe synon të tregojë veten te skuadra gjermane.

“Duket se do të mbetem në Bayern. Te Bayerni shumë lojtarë do të pushojnë pas Evropianit dhe unë dua të tregoj veten në fazën përgatitore”, ka thënë Shaqiri për “Blick”.

Më herët FIFA i ka obliguar skuadrat që të lirojnë lojtarët që janë më të rinj se 23 vjet për të luajtur me përfaqësueset e tyre në Lojërat Olimpike.

Shaqiri është në listën e zgjeruar të Zvicrës në “Londra 2012” së bashku me shtatë futbollistë tjerë shqiptarë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Vullnet Basha, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Granit Xhaka e Admir Mehmedi.