Sport

Zvicra në vendin e 11-të, bien Shqipëria e Kosova

Zvicra renditet në vendin e 11-të, derisa Shqipëria ka rënë për dy vende, ndërsa Kosova ndodhet një vend më poshtë

 

Në renditjen e FIFA-s për muajin janar ka pasur disa ndryshime te Kombëtaret, shkruan albinfo.ch.

Zvicra e gjashtë shqiptarëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Shani Tarashaj, nuk lëviz nga pozita e 11-të, ku kanë 1129 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, edhe pse nuk  ka zhvilluar një ndeshje miqësore apo zyrtare, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur dy pozicione në klasifikimin e FIFA-s në krahasim me fundin e vitit 2016.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi tashmë e shohin veten në vendin e 51, me 618 pikë, duke dalë kështu jashtë 50-shes më të mirë pas shumë kohësh.

Rënie ka pasur edhe Kosova, ku nga vendi i 165-të tashmë ndodhen në atë të 166-të.

Përsa i përket kreut të klasifikimit, nuk ka ndryshime.  Argjentina vazhdon të jetë në vendin e parë me 1634 pikë, e ndjekur nga Brazili në të dytin, ndërkohë që Gjermania është e pozicionuar e treta.