Jeta në Zvicër

Zvicra në vendin e dytë në botë sa i përket pagave të larta për mësuesit

Paga vjetore për mësuesit në Zvicër është 69,865 dollarë, duke qenë në vendin e dytë në botë, derisa në vendin e parë është Luksemburgu

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij.

“World Economic Forum” ka bërë renditjen e dhjetë vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, shkruan “TCH”.

Zvicra është një nga vendet, ku arsimimi është shumë i rëndësishëm, dhe për këtë arsye edhe mësuesit kanë paga të larta, përcjell albinfo.ch.

Paga vjetore për mësuesit në Zvicër është 69,865 dollarë, duke qenë në vendin e dytë në botë, derisa në vendin e parë është Luksemburgu, ku paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë. Në podium përfundon edhe Gjermania, duke u pasuar nga Norvegjia, Danimarka, SHBA, Spanja, Australia, Holanda dhe Kanada.

Renditja

10 – Kanada – Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë

9 – Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë

8 – Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë

7 – Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë

6. SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë

5 – Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

4 – Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë

3 – Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë

2 – Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë

1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë