Jeta në Zvicër

Zvicra, në vendin e parë në botë për gjoba në trafik

Zvicra, po ashtu përdor një sistem të ngjashëm dhe aktualisht mban rekordin botëror për gjoba

Rreth 3400 njerëz vdesin çdo ditë në aksidente rrugore, duke çuar në rreth 1.25 milionë vdekje në nivel botëror çdo vit. Një e treta e këtyre vdekjeve shkaktohen nga shpejtësia, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, disa vende po vijnë me mënyra inovative për të ndaluar shpejtësinë e madhe me të cilin lëvizin drejtuesit e mjeteve.

Finlanda po ndjek një metodologji për vënien e gjobave ditore që përllogaritet në bazë të të ardhurave të drejtuesit të mjetit që udhëton me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sa më e lartë të jetë shpejtësia mbi normën e lejuar e një shoferi, aq më i madh është numri i gjobave ditore që do të marrin, shkruan ‘Scan’.

Finlanda nuk është i vetmi vend që aplikon të ashtuquajturin ‘dënim progresiv’ për gjobat e shpejtësisë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra, po ashtu përdor një sistem të ngjashëm dhe aktualisht mban rekordin botëror për gjoba.

Britania e Madhe është një tjetër vend e cila vendosi masa të ashpra për shpejtësinë në vitin 2017. Shoferët u gjobitën deri në 175% të të ardhurave të tyre javore, varësisht ashpërsisë së veprës së kryer. Megjithatë, gjoba është e kufizuar në 2500 funte.

Ndërsa vendet evropiane udhëheqin për gjoba të larta të shpejtësisë, ato po ashtu ‘praktikojnë’ edhe sekuestrimin e makinave si dhe burgosjen e shoferëve kur shkelin në mënyrë të përsëritur limitin e shpejtësisë. Kjo ndodh në vende si Francë, Finlandë, Spanjë dhe Gjermani.