Shkurt.ch

Zvicra ngrin nga temperaturat e ulëta

Natën e së mërkurës temperatura më e ulët është matur -18 gradë në kantonin Graubünden. Ishte gati ftohtë si në luginat alpine. Në Oberried SG gjithashtu janë regjistruar -17.1.

Të ftohtët mbetet deri javën e ardhshme.

Por temperaturat minus ndihen edhe më ftohtë. “Fenomeni madje ka një emër. Ky është efekti ‘Windchill’. Kjo shkallë është zhvilluar nga hulumtuesit polarë, tha Nicola Möckli nga “MeteoNews”, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se trupi ndjen temperaturën aktualisht mbizotëruese nga -5 gradë për shkak të erës së ftohtë si -10.

Në Zvicër të ftoftët mbetet kështu deri javën e ardhshme. “Periudha e të ftohtit mund të jetë e mjaftueshme që liqenet e vogla të ngrijnë dhe autoritetet të organizojnë patinazhe”, tha Möckli.