Kultura

Zvicra nikoqire e filmit “Shqiptari”

Shtatë qytete të Zvicrës do ta shfaqin filmin që zhvillon ngjarjet e paskajshme të emigrantëve shqiptarë në vendet evropiane

Shtatë qytete të Zvicrës do ta shfaqin në ekranin e madh, filmin që paraqet një udhëtim në anën e errët të ëndrrës evropiane..

Filmi i regjisorit gjerman Johannes Naber do të shfaqet në shtatë qytete më të madhe të Zvicrës. Shfaqja e tij starton me qytetin Wil të St-Galenit, më 26 janar të vitit të ardhshëm, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate nga “Artpixfilm”, kompania që ka të drejtat për distribuimin e këtij filmi.

Ky film ka korrur sukses të madh nëpër botë. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, filmi “Shqiptari”, është shpërblyer me dy çmime: Çmimi Special i Jurisë dhe Çmimi i aktorit më të mirë, Nik Xhelilaj.

Më 28 qershor dhe 1 korrik, pas Moskës, filmi “Shqiptari”, merr rrugën për një festival tjetër në Munih të Gjermanisë, “New German Cinema”. Pas përfundimit të këtij festivali, në kategorinë East of the West, ky film merr rrugën për festivalin Karlovy Vary International Film Festival”.

Filmi “Shqiptari” zhvillon ngjarjet e paskajshme të emigrantëve shqiptarë në vendet evropiane.

Në këtë rast zhvillohet ngjarja mes një shqiptari që emigron në Gjermani. Ai është i dashuruar me një vajzë të vendlindjes së tij Tropojë, por ana e tij financiare e detyron të emigrojë.