Shkurt.ch

Zvicra nuk heq dorë nga sekreti bankar

Qëllimi i rishikimit të paralajmëruar ka qenë nxjerrja nga fuqia e detyrimit mbi sekretin bankar

Zvicra, njëherë për njëherë nuk do ta bëjë rishikimin e ligjit të taksave penale. Duke marrë këtë vendim sot, Këshilli Federal ka hequr dorë nga planet e veta të paralajmëruara në këtë drejtim. Po ashtu, me vendimin në fjalë qeveria e vendit ka mbështetur dy kërkesa të bëra nga komisionet ekonomike të dy dhomave të parlamentit.

Qëllimi i rishikimit, të paralajmëruar dhe aq shumë të përfolur të ligjit në fjalë, ka qenë nxjerrja nga fuqia e detyrimit mbi sekretin bankar. Ky plan ishte shpallur qysh në kohën kur në krye të resorit të financave kishte qenë ish ministrja Eveline Widmer-Schlumpf.

Planet e mëhershme të Këshillit Federal kishin çuar te jetësimi i iniciativës popullore “Po për mbrojtjen e sferës private”. Kjo inciciativë synon të vendosë në kushtetutë detyriimin e ruajtjes së sekretit bankar.