Autotech

Zvicra nuk i regjistron më veturat “Porsche Cayenne”

Autoritetet zvicerane thanë se nuk do të lejojnë më regjistrimin e veturave të tipit “Porsche Cayenne”.

Arsyet janë motorët dizelë dhe jehona negative për gazrat e shkarkuara, një skandal që tronditi industrinë automobilistike gjermane, përcjell albinfo.ch.

Tashmë veturat që janë të regjistruara mund të qëndrojnë në rrugët zvicerane.

Por, vetura me motor dizel nuk do të lejohet të regjistrohen.

Zyra Federale për Rrugët thotë se mbrojtja e mjedisit është e rëndësishme.

Ministria Gjermane e Trafikut njoftoi muajin e kaluar se modelet “Cayenne” dhe “Mecan” kanë softwares ilegalë që mbulojnë nivelin e vërtetë të gazrave të shkarkimit.

Rreth 22.000 automjete janë prekur nga skandali.

Pajisja në makina lejon shkarkimin 20 herë më shumë të dioksidit të azotit se sa lejohet.