Shkurt.ch
Zvicra nuk do të heqë sekretin bankar në raportet brenda vendit
Me vendimin e dy dhomave për të mos e zbutur sekretin bankar në raportet brenda vendit, tashmë i është hapur rruga tërheqjes së iniciativës për Sekretin Bankar
Sekreti bankar, kur ai praktikohet brenda Zvicrës, nuk do të dalë nga përdorimi. Pas Dhomës Nacionale, edhe Dhoma e Kantoneve (Senati) e Parlamentit është shprehur sot se përfundimisht nuk do të ketë ashpërsim të të drejtës tatimore, shkruan sda.
Siç dihet, Zvicra prej kohësh ndodhet nën presion ndërkombëtar e në veçanti nga BE-ja për heqjen dorë nga sekreti bankar.
Fillimisht, Këshilli Federal, në kohën kur resorin e financave e udhëhiqte Eveline Widmer-Schlumpf synonte të zbuste sekretin bankar edhe brenda vendit, transmeton albinfo.ch. Dallimi në mes të shmangies së tatimeve dhe mashtrimit tatimor nuk është i kohës, thuhej atëbotë.
Por trashëgimtari i Schlumpf-it në këtë post, ministri aktual i financave, Ueli Maurer mbështet tërheqjen e një synimi të tillë. Ai thotë se ashpërsimi i të drejtës tatimore nuk është më në gjendje të sigurojë shumicën në parlament.
Me vendimin e dy dhomave për të mos e zbutur sekretin bankar në raportet brenda vendit, tashmë i është hapur rruga tërheqjes së iniciativës për Sekretin Bankar. Ajo synonte mbrojtjen e këtij rregullatori për të cilin njihet Zvicra.
Komiteti i kësaj iniciative do të vendosë javët në vijim rreth tërheqjes në fjalë, ka thënë deputeti nacional i SVP-së, Thomas Matter. Kjo sepse, sipas tij, qëllimi që donte të realizonte iniciativa, është arritur.
Këshilli Federal kishte hedhur poshtë iniciativën në fjalë. Sipas tij, pranimi i saj do të vështirësonte ndjekjen e evazionit fiskal.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe