Jeta në Zvicër

Zvicra numëron 4 milionë e 88 mijë të punësuar

Numri i të punësuarve në industri dhe ndërtim është zvogëluar, ndërkohë që ai i të punësuarve në ndërmarrjet që ofrojnë shërbime, ka shënuar një rritje

Në Zvicër, në tremujorin e parë të vitit 2017 është regjistruar një rritje e lehtë e numrit të të punësuarve. Gjithsej të punësuar në fund të tremujorit kanë qenë 4 milionë e 88 mijë veta, që është për 0.4 për qind ose për 20 mijë veta më shumë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Këto shifra i ka publikuar sot Zyra Federale për Statistikë (BFS), njofton srf.ch.

Shifrat e barometrit të punësimit sipas BFS më tutje tregojnë se numri i të punësuarve në industri dhe ndërtim është zvogëluar, ndërkohë që ai i të punësuarve në ndërmarrjet që ofrojnë shërbime, ka shënuar një rritje, transmeton albinfo.ch.

Sipas BFS në ekonominë e Zvicrës, marrë në përgjithësi, në tremujorin e parë janë regjistruar 7200 vende të lira pune më shumë se në tremujorin paraprak. Dhe kjo rritje shprehur me përqindje është 13.7 për qind.

Ndërkaq, rritja e punësimit ka qenë më e theksuar në Zvicrën gjermane dhe më e ulët në atë frankofone dhe italiane.