Shkurt.ch

Zvicra numëron mbi 5 milionë të punësuar

Sipas Zyrës Federale për Statistikë kjo shifër është për 1.5 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë

Në tremujorin e katërt të vitit 2016 në Zvicër kanë qenë të lidhur me ndonjë formë punësimi pak më shumë se 5 milionë banorë. Sipas Zyrës Federale për Statistikë kjo shifër është për 1.5 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Në këtë kontekst, rritja e numrit të të punësuarve zviceranë është rritur afërsisht në të njëjtën masë sikurse ai i të huajve. Shkalla e papunësisë në kuartalin e katërt të vitit që shkoi ishte 4.3 për qind, vazhdon njoftimi, transmeton albinfo.ch. Numri i përgjithshëm i njerëzve pa angazhim ishte 213 mijë që është pak më i vogël se në tremujorin e fundit të një viti më parë.

Nga ana tjetër, është shënuar një zhvillim pozitiv në tregun e punës për të rinjtë. Kështu, derisa në tremujorin paraprak shkalla e papunësisë së të rinjve kishte arritur në 11 për qind, ajo ka rënë në fund të vitit 2016 nüe 7.5 për qind.