Jeta në Zvicër

Zvicra ofron ndihmë për Meksikën

Ekipi i shpëtimit zviceran përbëhet nga 76 specialistë, tetë qenë kërkimi dhe 17 tonë furnizime ndihmash

Të martën një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën, duke lënë qindra të vdekur dhe shumë dëme materiale. Epiqendra ishte 100 kilometra në jug të qytetit të Meksikës. Zvicra menjëherë ka ofruar ndihmë dhe po dërgon inxhinierë strukturorë në zonat e prekura, me kërkesë të autoriteteve meksikane shkruan “relifweb.int”.

Pas tërmetit që goditi këtë vend, Zvicra ka ofruar ndihmë, duke përfshirë vendosjen e një ekipi zviceran të shpëtimit, i përbërë nga 76 specialistë, tetë qenë kërkimi dhe 17 tonë furnizime ndihmash, përcjell albinfo.ch.

Dëmet nga ky tërmet janë shumë të mëdha. Një numër i madh i njerëzve në Puebla, Mexico City dhe Morelos nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, sepse frikësohen se shtëpitë e tyre do të shemben.

Ekipi zviceran do të ndihmojë në identifikimin e ndërtesave dhe infrastrukturës publike, siç janë shkollat, urat e spitalet, që janë të rrezikshme. Qëllimi është për të parandaluar vdekjet tjera.