Jeta në Zvicër

Zvicra paralajmëron Ankaranë të mos i spiunojë turqit para referendumit

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Didier Burkhalter, i ka sqaruar homologut të tij turk që do të monitorohet me kujdes nëse Ankaraja spiunon paligjshëm emigrantët para referendumit, më 16 prill, për të rritur pushtetin e presidentit turk.

Në një takim me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, Zvicra ka shprehur pikëpamjet që Turqia është e mundur të përdorë rrjetin e inteligjencës për të monitoruar qytetarët turq në Zvicër para votimit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Çavusoglu mbërriti në Zvicër të enjten në një takim me qytetarë turq në amabsadë dhe ka biseduar edhe me kolegun zviceran. Sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Zvicrës, në vend janë 68 mijë turq, e sipas faqes së Ambasadës së Turqisë, shifra shkon deri në 130 mijë.